Lideri i ri i Sirisë! SHBA heq shpërblimin për arrestimin e Ahmed Al-Sharaa

Shtetet e Bashkuara kanë hequr shpërblimin prej 10 milionë dollarësh për arrestimin e Ahmed al-Sharaa, udhëheqësit de fakto të Sirisë, pas bisedimeve diplomatike me përfaqësuesit e Hayat Tahrir al-Sham në Damask.

Pas takimeve midis diplomatëve të lartë dhe përfaqësuesve të Hayat Tahrir al-Sham , SHBA ka hequr një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për arrestimin e udhëheqësit de fakto të Sirisë Ahmed al-Sharaa.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit Barbara Leaf tha se diskutimi me Sharaa ishte shumë produktiv. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi se diplomatët diskutuan ngjarjet rajonale dhe nevojën për të luftuar kundër Shtetit Islamik .

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA konfirmoi se delegacioni kërkoi gjithashtu informacion për shtetasit amerikanë të zhdukur nën regjimin e Bashar Al Asadit.

FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,  ka ofruar  që prej vitit 2013 një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që kanë informacione që çojnë në arrestim të Sharaas, të njohur më parë si Abu Mohammed al-Golani, duke përmendur lidhjet e tij të së kaluarës me grupin terrorist, Al-Kaida.

Sharaa dhe rebelët e grupit të tij, Hayat Tahrir al-Sham, vazhdojnë të jenë në listën e grupeve terroriste nga Uashingtoni.

 Përveçse nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share