Liderët politikë dënojnë atentatin ndaj Trump-it, dënojnë dhunën dhe i urojnë shërim të shpejtë

Të menjëhershme kan qënë reagimet për atentatin ndaj Donald Trump I cili është dënuar nga të dyja anët e politikës amerikane.

Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, rivali I tij politik Joe Biden tha se ndjehej i lehtësuar që Trump është mirë.

Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.

“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune. Është e pështirë. Është një nga arsyet pse ne duhet ta bashkojmë këtë vend. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi të tillë. Nuk mund ta pranojmë këtë”, deklaroi Biden.

Ish-presidenti Barack Obama reagoi gjithahstu për ngjarjen , duke thënë se nuk kishte absolutisht vend për dhunë politike.

“Ky akt i tmerrshëm dhune politike në një tubim paqësor fushate nuk ka vend në vendin tonë dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë,” tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson ndërsa edhe dhëheqësit demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dënuan menjëherë dhunën politike.

Përvec politikës amerikane   edhe udhëheqësiht botërorë shprehën solidaritetin dhe tronditjen e tyre në mediat sociale pasi Donald Trump u qëllua gjatë një mitingu.

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se ne duhet të qëndrojmë të vendosur kundër çdo forme dhune që sfidon demokracinë, ndërsa kryeministri australian Anthony Albanese tha se të shtënat ishin shqetësuese .

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva e quajti të shtënat të papranueshme, ndërsa kryeministri indian Narendra Modi e quajti Trump një mikun  e tij  dhe i uroi shërim të shpejtë. Kryeministri hungarez Viktor Orbán , i cili takoi Trump këtë javë gjatë vizitës në SHBA për një samit të NATOtha se  mendimet e tij ishin me ish-presidentin në këto orë të errëta.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se ajo po ndiqte me frikë  lajmet nga Pensilvania dhe i uroi Trump  shërim të shpejtë. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell , presidneti Emmanuel Macron,kancelari gjerman, Olaf Scholz, Kryeministri britanik Kier Starmer, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe ai Benjamin Netanyahu dënuan gjithashtu atentatin ndaj Trump.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share