Liderët kërkojnë veprime për ngrohjen globale

SEKRETARI I OKB-SE ANTONIO GUTERRES AKUZOI EMIRATET E BASHKUARA ARABE TEKSA SE PO DYFISHON PRODHIMIN E NAFTES

Presidentët, kryeministrat dhe mbretërit nga kombet e pasura dhe të varfra rritën retorikën e tyre për të reduktuar sasinë e emetimeve në samitin e klimës së OKB-së. Sekretari i OKB-së Guterres ngriti akuza ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe se teksa lobon për të luftuar ndryshimet klimatike nga ana tjetër po dyfishon prodhimin e naftës.

Nga samiti i OKB-së për klimën dhjetra liderë botërorë njëzëri pranuan se ndryshimet klimatike po përkeqësohen.

Presidentët, kryeministrat dhe mbretërit nga vendet e pasura dhe të varfra shprehën mendimet e tyre se për të përcaktuar angazhimet për të reduktuar sasinë e emetimeve. Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva paralajmëroi se mospërmbushja e pemtimeve për klimën do të çojë në dështimin e arritjes së marrëveshjeve teksa kriza po thellohet.

SINKRON PRESIDENTI BRAZILIT, LUIZ INACIO LULA DA SILVA: Tani është koha për t’u mbledhur bashkë për të punuar drejt një ekonomie që do të jetë më pak e varur nga karburantet fosile.Është e pashpjegueshme që OKB-ja tregohet e paaftë për të ruajtur paqen thjesht sepse disa anëtarët e saj përfitojnë nga kjo luftë.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken tha se bota po përballet me një krizë ushqimore në përshkallëzim teksa ngjarjet ekstreme të motit vazhdojnë të shkatërrojnë planetin.

SINKRON SEKRETARI AMERIKAN ANTONY BLINKEN: Një popullsi në rritje do të thotë se kërkesa globale për ushqim ka të ngjarë të rritet me rreth 50 përqind deri në vitin 2050. Në mbarë botën, 700 milionë njerëz janë të kequshqyer kronik. Rreth gjysma e këtyre njerëzve përballen me pasiguri akute ushqimore. Kjo krizë është përkeqësuar nga ngjarjet ekstreme të motit. Kështu që bëni llogaritë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, një kritik për një kohë të gjatë i përdorimit të naftës, gazit dhe qymyrit që po shkakton ndryshimet klimatike, hodhi akuza drejt vendit pritës Emirateve të Bashkuara Arabe se teksa lobon për veprim ndaj ndryshimeve klimatike dyfishon prodhimin e naftës.

“Kaosi klimatik po ndez flakët e padrejtësisë. Ngrohja globale po shkatërron buxhetet, po rrit çmimet e ushqimeve, po ndryshon tregjet e energjisë dhe po ushqen një krizë të kostos së jetesës. Veprimet klimatike mund të jënë çelësi i së ardhmes”, u shpreh Guterres.

Firma shtetërore e naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe Adnoc mund të prodhojë 42% më shumë deri në vitin 2030, sipas analistëve. Teksa samiti zhvillohet në sfonin e luftës Izrael Hamas , Mbreti Abdullah i Jordanisë tha se ishte e pamundur të ndahej ndryshimi i klimës nga lufta në Gaza pasi palestinezët po ndikohen edhe nga ngjarjet ekstreme të motit.

Gjithashtu Papa Françesku, në pamundësi për të marrë pjesë në samitin e klimës COP28, u bëri thirrje liderëve botërorë që të marrin një vendim të përbashkët për të trajtuar temperaturat në rritje që po shkatërron ekosistemet. Në një fjalim të lexuar nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin për shkak të shëndetit të keq të Papës, ai tha: “Unë jam me ju sepse shkatërrimi i mjedisit është një ofendim kundër Zotit”. Shumë liderë të botës në zhvillim u zotuan të bëjnë më shumë për të avancuar energjitë e rinovueshme, ndërkohë që bënin thirrje për transferimin e teknologjisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share