Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë mbështesin kandidaturën e Ukrainës për në BE

Në konferencën për shtyp në Kiev, liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë kanë mbështetur kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se të gjithë liderët që vizituan ditën e sotme Kievin janë mbështetës që Ukraina të fitojë statusin e kandidatit të menjëhershëm për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Macron ka premtuar gjithashtu se Franca do t’i dorëzojë Ukrainës gjashtë armë shtesë me rreze të gjatë veprimi.

Nga ana tjetër, Volodymyr Zelensky është shprehur se pushtimi i Rusisë përbën agresion kundër të gjithë Europës. Zelensky shton se sa më shumë armë të marrë Ukraina nga vendet perëndimore, aq më shpejt do të jetë në gjendje të dalë nga lufta.

Zelensky shton se ka diskutuar me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë për mundësinë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share