Liderët e Ballkanit të Hapur në Panairin e verës në Itali

Kovaçevski takon Vuçiqin dhe Ramën në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”

Në kuadër të nismës rajonale Ballkani i Hapur tre liderët Kovaçevski, Vuçiq dhe Rama diskutuan për realizimin e aktiviteteve në kuadër të  kësaj iniciative, me theks të veçant për mundësinë e qasjes sëlirë në tregun e punës për qytetarët e tre vendeve.

 “E drejta për të hyrë në tregjet e punës në të tre vendet do të fitohet shumë më shpejt dhe më thjeshtë, me lëshimin elektronik të një numri identifikimi Ballkani i Hapur dhe një numri të përbashkër identifikimi të lëshuar nga Ministria e Brendshme, pasi të jenë kryer kontrollet e duhura. Me fillimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, personave që do të marrin një numër identifikimi Open Balkan, do t’u lejohet qëndrimi i pandërprerë prej dy vitesh, gjatë të cilit kanë të drejtë të gjejnë një vend pune”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në kamim është diskutar edhe për lehtësimin dhe përshpejtimi i qarkullimit të mallrave dhe përmirësimi i tregtisë mes tre vendeve me vendosjen e korsive të gjelbra në pikat kufitare.

“Është përshëndetur dhe theksuar nënshkrimi i Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për pikën kufitare Tabanovce, i cili parasheh zgjerimin infrastrukturor të numrit të korsive të komunikacionit në vendkalimin Tabanovc – Preshevë, vendosjen ose përmirësimin e sinjalistikës së komunikacionit si dhe pajisje shtesë të infrastrukturës në këtë vendkalim, si dhe vendosjen e procedurave të reja të kontrollit kufitar për kalimin e përshpejtuar të pasagjerëve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar”, thonë nga qeveria.

Po ashtu, në lidhje me pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, Qafthënë , është njoftuar se janë formuar grupe pune që kanë filluar të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve për funksionimin e plotë të “One Stop Shop”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share