Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë dënohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, por dënimi i zëvendësohet me dënim me kusht, në qoftë se gjatë katër viteve të ardhshme të mos kryejë vepër të re penale, informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, njofton AIM.

“Pas provave të paraqitura, fjalëve përfundimtare u dha aktgjykimi i shkallës së parë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I akuzuari është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me kusht”, thonë nga Gjykata.

Vangellovski të enjten është dënuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Ai akuzohet për abuzim të pozitës dhe autorizimit të tij zyrtar sepse për një gjyqtare në nëntor 2018 qëllimisht nuk kishte përcaktuar shtesë page prej 35%, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share