Liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës – në verë dhe i përkohshëm

Jo krejt banorëve të Republikës së Kosovës u janë hapur dyert në Evropë, pa pasur nevojë për vizë.

Liberalizimi që u jetësua më 1 janar, nuk aplikohet edhe për serbët e Kosovës që ende bartin pasaportat e lëshuara nga Autoriteti Koordinues i ministrisë serbe të Punëve të Brendshme – së paku deri këtë verë.

Ky është afati që dha Matijaz Nemec, raportues për vizat e serbëve të Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne do ta votojmë raportin në Komitetin për liritë civile, drejtësi dhe punë të brendshme më 8 prill, pastaj seanca plenare e parlamentit do të zhvillohet në fund të prillit, nëse ka shumicë votash për të gjetur një zgjidhje, duket se vendimi do të mund të zbatohet prej verës së 2024-ës” – deklaroi Nemec për Klan Kosova.

Eurodeputeti slloven bëri të ditur për televizionin se lëvizja e serbëve të Kosovës për të cilët Serbia lëshon pasaportë të veçantë që nga 2009-ta, do të jetë e përkohshme.

“Është sigurt një zgjidhje e përkohshme, një zgjidhje që u lejon gjithë qytetarëve të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, është e përkohshme deri sa Kosova e Serbia të përmbushin ndonjërën, e para të zbatojnë marrëveshjen e arritur, apo mundësia e dytë do të ishte njohja reciproke e dokumenteve, pasaportave”.

Në vend të kësaj lloj heqje regjimi vizash, Kosova e sheh si zgjidhje pajisjen e serbëve me pasaporta të Republikës.

“Jemi mes dy qëndrime që vijnë, njëri nga Prishtina, tjetri nga Beogradi. Të jem i drejtë, nuk ka as zgjidhje kosovare e as serbe për këtë, nuk e kemi parë këtë çështje si diçka që duhet të zgjedhim mes opsioneve, por na përket BE-së ta gjejmë zgjidhjen”.

Derisa BE po përpiqet t’i japë fund siç e quan – këtij diskriminimi, numri i serbëve që kanë aplikuar për pasaportë të Kosovës vetëm gjatë muajit të parë të lëvizjes drejt zonës Shengen pa viza, është 2,106.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share