Liberalizimi i vizave dhe Kosova në KiE hapin mbledhjen e Qeverisë

RASHIQ: ZGJEDHJET NË VERI, ZGJIDHJE E PËRKOHSHME

Zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe konsiderohen si një zgjidhje e përkohshme.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se në një proces demokratike nuk preferohet të votojnë dy, tre apo katër për qind e qytetarëve.

”Kjo që ka ndodhë këtë fundjavë është një zgjidhje e përkohshme. Sepse normale është që në secilin sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër për qind që të votojnë, sidomos në një proces demokratik” – tha Nenad Rashiq.

Vetëm 3.47 për qind e votuesve në katër komunat e veriut të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për vote, ndërsa janë shpallur rezultatet përfundimtare ku në dy komuna ka fituar PDK e në dy të tjera LVV.

Ndërkohë vendimi për liberalizimin e vizave dhe ai për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës kanë hapur mbledhjen e qeverisë.

Qytetarët e Kosoëvs më së largu nga 1 janari I vitit 2024 do të udhëtojnë pa viza në Evropë ndërsa në qershor apo në vjeshtë pritet të shqyrtohet anëtarësimi I Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share