Liam Hemsworth hedh në gjyq Miley Cyrus

Për këngën “Flowers”, pretendon se ka përmendur aktorin në tekstin e saj

Më shumë se dy muaj pas publikimit të “Flowers”, e cila ishte kënga më e dëgjuar në Spotify për disa javë, Liam Hemsworth po përgatit një padi kundër Miley Cyrus.

Një dokument i supozuar po qarkullon në rrjete sociale në të cilin aktori australian pretendon se i është dëmtuar reputacioni, gjë që do ta pengonte të ishte pjesë e sezonit të ri të “The Witcher”, ndaj ai është i përgatitur të marrë masa ligjore.

Edhe pse në tekstin e “Flowers” nuk e përmendet kurrë emri i Liam Hemsworth, fjalët i referohen “When I was your man” nga Bruno Mars, kënga e preferuar e aktorit, të cilën ai ia kushtoi Miley Cyrus gjatë dasmës së tyre në fund të 2018.

Pas tetë muajsh martesë, çifti u divorcua, ku tashmë dihet se këngëtarja 30-vjeçare përdori “Flowers” për të shfryrë zemërimin e saj pasi mësoi për tradhtitë e pretenduara të aktorit australian.

Liam Hemsworth do ta ketë të vështirë të fitonte gjyqin për dëmtim të imazhit të tij, pasi Miley Cyrus nuk e përmend kurrë në tekstin e këngës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share