Lia e majmunëve, jo një emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpërthimi nuk përbën kërcënim por duhet të monitorohen rastet nga afër

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shpërthimi aktual i lisë së majmunëve nuk përbën një “Emergjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar”. Deklarata vjen pas një takimi të komitetit urgjent.

Me më shumë se 3200 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve të raportuara në gati 50 vende, OBSH u takua të enjten për të shqyrtuar nëse do ta klasifikonte shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve jashtë zonave tradicionale endemike në Afrikë si një “urgjencë globale”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Komiteti ra dakord që shpërthimi i lisë së majmunëve nuk përbënte një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” në këtë fazë, por duhej të frenohej për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe të monitorohej nga afër.

Komiteti rekomandoi gjithashtu që shpërthimi i lisë së majmunëve të vlerësohej përsëri pas disa javësh. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjtihashtu po shqyrton raportet se virusi mund të jetë i pranishëm në spermën e pacientëve, duke eksploruar mundësinë që sëmundja mund të transmetohet seksualisht.

Megjithatë, agjencia përsëriti se virusi transmetohet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë ndërpersonal. Shumë nga rastet e lisë së majmunëve të konfirmuara në shpërthimin aktual të përqendruar kryesisht në Evropë janë midis partnerëve seksualë që kanë pasur një kontakt të ngushtë.

Lija e majmunëve mund të shkaktojë simptoma, duke përfshirë ethe dhe dhimbje, dhe shfaqet me skuqje në lëkurë dhe me puçra të mëdha. OBSH ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore që të jenë në gatishmëri në rast se sëmundja fillon edhe shpërthen në masë.

Gjithashtu organizata po nxit vendet ku numri i të infektuarëve është edhe më i lartë të frenojnë udhëtimet drejt vendeve afrikane si dhe të hartojnë mekanizma për të identifikuar në rast vatrat infektuese.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share