LFK Tetovë: Përfundimisht vendos Komisioni i shkallës së dytë për ankesa

Lidhja e futbollistike komunale e Tetovës me kryetarin valid tashmë të konfirmuar, z. Fisnik Hiseni përmes kësaj komunikate për media njofton opinionin për vënien e drejtësisë në vend.

Tashmë zyrtarisht mund të konfirmojnë se futbolli komunal i Tetovës është çliruar nga prangat. Me vendim të Komisionit të shkallës së dytë për ankesa, pozita e kryetarit të Lidhjes Komunale të Tetovës i dorëzohet presidentit valid, Fisnik Hisenit.

Kështu i jepet fund rrobërimit të kësaj Lidhje Futbollistike nga ana ish-kryetarit Memet Abdiu përmes Regjistrit Qendror të RMV-së që në kundërshtim me çdo bazë statutore dhe ligjore, si dhe faktit se Federata e Futbollit të Maqedonisë rekomandonte të kundërtën (pranonte Fisnik Hisenin president legjitim), i kishte dhënë LFK Tetovë personit me mandat të skaduar nga viti 2016 dhe për më shumë që rëndohej edhe me padi gjyqësore.

Fatmirësisht më në fund drejtësia del në dritë, ndërsa vendimin e Komisionit të Shkallës së dytë për ankesa e gjeni në vazhdim. thuhet në komunikatë e kryesisë së LFK Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share