LFK Tetovë, mbajti Kuvendin e rregullt vjetor

Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës (LFK Tetovë) që konsiderohet si organizata më e madhe e futbollit pas asaj të qytetit të Shkupit, në hapësirat e restorant “Elita” në Kamjan, mbajti Kuvendin e rregullt vjetor në të cilën para delegatëve kryetari Mujdin Ismaili dha raport për punën një vjeçare dhe plan program të punës për vitin 2024

Të pranishëm në këtë Kuvend të rregullt vjetor ishin 37 delegat nga gjithësejt 48 sa numëron Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës. Anëtari i KD të FFM, Argjend Beqiri i cili ishte i pranishëm  si përfaqësues i FFM-së, para të pranishmëve  tha: “FFM-ja  që drejtohet nga kryetari Muamed  Sejdini  gjithmonë do të jetë në përkrahje të LFK Tetovës dhe  klubeve anëtare të kësaj organizate të futbollit”.

Në Ligën e fëmijëve në sezonin 2023/2024 nga 27 klube janë 91 ekip në të gjitha  grup-moshat. Kjo garë është pjesë e FFM-së që udhëhiqet nga anëtari i bordit drejtues  të LFK-së –Tetovë, Isa Emurli. Në të ardhmen ne si Këshill drejtues planifikojmë në koordinim me FFM-n të ndihmojmë klubet nga LFK e Tetovës në mënyra të ndryshme  me të vetmin qëllim që të rritet numri i klubeve nga vendbanimet që gravitojnë në LFK të Tetovës”, tha pos  tjerash  kryetari Mujdin Ismaili.

Nga ky Kuvend i Rregullt vjetor pjesë e LFK Tetovë me të drejta të plota janë edhe përfaqësuesit e klubeve të reja që në kampionatin 2023/2024 janë pjesë kampionatit në Ligën komunale që numëron 13 klube./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share