Kohët e fundit po flitet për një rikthim të mundshëm të Leo Messit në ekipin e Barcelonës.
Akoma më afër kësaj marrëveshje e bën fakti që Sergio Busquets e Jordi Alba u larguan nga Barça, dy prej futbollistëve që kishin pagat më të larta në skuadër.
Në ceremoninë e mbajtur për zgjedhjen e sportistit më të mirë për vitin 2023, Messi dhe Leëandoëski u kapën duke biseduar me njëri tjetrin.
E mënjeherë në media filluan spekulimet për rikthimin e Messit tek Barcelona.
Pas disa ditëve, Lewandowski zbuloi një pjesë të komunikimit me Messit.
“Kur flisja për Barçën në takimin me Messin, sytë e tij shkëlqenin. Do të doja të luaja me të sezonin e ardhshëm tek Barcelona”, tha Lewandowski për medie spanjolle, njofton Klankosova.tv.
Shtatë herë fituesit të Topit të Artë i skadon kontrata me PSG-në në muajin e ardhshëm.