Ndeshja kthyese Levski – Shkupi përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 1-0 me golin që e shënoi Marin Petkov në minutën e 11 të lojës shtesë. Bullgarët vazhdojnë garat në turin e tretë me rezultatin e përgjithshëm 3-0 nga të dyja ndeshjet.
Ashtu si në ndeshjen e parë Shkup edhe në takimin e kthimit tifozët bullgarë ishin protagonistët kryesor në përballjen kthyese mes Levskit dhe Shkupi. Në krahasim me ndeshjen e parë në Shkup ku të pranishëm ishin tifoz nga të dyja ekipet, sonte në Sofje stadium është i mbushur vetëm me tifoz bullgar, të cilat promovuan vazhdimisht në tribunën e tyre “koreografinë e Ilindenit”, duke theksuar 1903-shin, por edhe me slogane “Ilindeni për bullgarët është Pashkë”.
“Nëse dikush thotë se nuk jam maqedonas, do t’i presim gjuhën, e nëse thotë se nuk jam bullgar, do t’ia presim kokën” – janë disa nga pankartat që promovojnë tifozët e Levskit në duelin me Shkupin.
Sa i përket lojës në terren të gjelbër gjatë 90 minutave ishte e barabartë por vendosi goli që e shënoi Petkov në minutëm e 101, meqë referi e vazhdoi lojë në pjesën e dytë për 12 ?!,
Stadiumi: “Vivacom Arena – Georgi Asparuhov Stadium” Sofje
Referi: Lionel Tshudi nga Zvicra
Shikues: 30.000
Golashënues: Marin Petkov 90 + 11’
Ekipet luajtën me këto formacione:
Levski: Andreev, Petris, Van Der Kaap, Cordoba, El Jemili )Çandarov), Kraev, Mitkov (Popov), Ronaldo (Petkov), Ricardinjo, Welton
Trajner: Nikolay Kostov
FC Shkupi:Iljazi, Pinter, Ilievski, Toshevski, Sheji, Quevan (Dudu), Adem(Ackovski), Diene, Vosha (Trapanovski), Sahiti (Hamidi), Cephas
Trajner: Cihat Arsllan /KlanMacedonia/