Dramë në Lazio – Atletico Madrid / “Portieri hero”, shënon gol spektakolar në sekondat e fundit (VIDEO)

Dramë e vërtetë në ndeshjen derbi të Champions League mes Lazios dhe Atletico Madrid. Mysafirët nga Madridi udhëhoqën që nga minuta e 29-të e takimit me golin e Barrios.

Ndeshja u zhvillua me raste thuajse të barabarta nga të dyja skuadrat.

E kur të gjithë po prisnin fundin e takimit dhe fitore të Atleticos, në skenë doli portieri i Lazios, Provedel.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç ndodh zakonisht në ndeshje të tilla kur portierët dalin në sulm për t’i ndihmuar ekipit të shënojë gol edhe sonte u duk si një përpjekje dëshpëruese e portierit lacial. Por pas një krosimi në sekondat e fundit nga Luis Alberto dhe pas një kaosi para portës madrilene, Provedel në mënyrë spektakolare u hodh në ajër dhe devijoi topin me kokë drejt rrjetës së portierit madrilen, Jan Oblak. Kjo vulosi fatin e takimit me rezultatin 1:1./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share