Lëvizja Populli e drejtuar nga Skender Rexhepi – Zejdi mbrëmë ka themeluar strukturat në Çair ku si kryetar dege u zgjodh Onur Ali, përcjellë Klan M.
”Në vazhdën e strukturimit të Lëvizjes POPULLI, mbrëmë Çairi ishte vendi ku u vendosen themelet e Lëvizjes sonë. Prezenca masovike e qytetarëve të Çairit mbrëmë vërtetoi se ata përqafuan programin dhe platformën politike të Lëvizjes POPULLI, sidhe për kryetar të Degës zgodhën ekonomistin Onur Ali i cili u zotua që do të jetë një dorë e cila do të shërbejë të gjithë qytetarët e Çairit.
Fjalë rasti kishte drejtori i “Ekonomisë së ujërave”, Llokman Limani, ndërsa në fund fjalën e kishte kryetari i Lëvizjes POPULLI, z. Skender Rexhepi – Zejdi, i cili e elaboroi platformën politike si dhe synimet politike të cilat do të shënojnë ndryshimin tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Populli. /KlanMacedonia/