Deputeti Izet Mexhiti i cili tashmë ka njoftuar se do të themeloj parti të re politike e cila do të quhet Lëvizja Demokratike ka hapur procedurën për regjistrimin e subjektit më të ri politik. Përmes një njoftimi nga kjo lëvizje njoftojnë se do të jenë lëvizje politike që do të ngjallin shpresën.
“Procedura për nënshkrimin e deklaratës për themelimin e partisë që nga ngjallë shpresa tek shqiptarët për një ndryshim pozitiv në skenën politike, është hapur nëpër zyre të noterëve në çdo qytetet, nga Likova deri në Prespë. Me përfundimin e procedurës për mbledhjen e minimum 1000 nënshkrimeve, aq sa parashikon Ligji mbi Partitë Politike, vijon regjistrimi i saj, dhe promovimi solemn më datën 13 Gusht 2023” – thuhet në kumtesën e lëshuar nga Lëvizja e re demokratike që pritet të drejtohet nga deputeti Izet Mexhiti.