Lëvizja Demokratike njofton se në kohë rekord grumbulloi nënshkrimet për formimin e partisë

Lëvizja Demokratike që pritet të drejtohet nga deputeti Izet Mexhiti njofoti sot se në afat rekord ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e Lëvizjes Demokratike.

“Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit ishin mbledhur sot në zyret e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen që premton ndryshimin pozitiv për shqiptarët në RMV.

Këshilli organizativ në kuadër të Lëvizjes Demokratike kishte paraparë që nënshkrimet të mblidhen gjatë tërë ditës, por gjithçka përfundoi në më pak se tre orë, dhe u shpall njoftimi se mbyllet me sukses mbledhja e nënshkrimeve.

Me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, vijon regjistrimi i partisë, ndërsa më datën 13 Gusht është paralajmëruar edhe promovimi i saj”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share