Lëvizja Demokratike – Grubit: Me gënjeshtra nuk sulmohet opozita shqiptare!

Lëvizja Demokratike ka akuzuar zv/kryeministrin e parë, Artan Grubi se mbrëmë në Klan Debat ka thënë gënjeshtra dhe se në atë mënyrë nuk sulmohet opozita shqiptare, përcjellë Klan M.

”Artan Grubi në çdo paraqitje të tij publike, në mungesë të fakteve të qëndrueshme, merret me opozitën shqiptare, thuajse opozita është ajo që e drejton shtetin. Në fakt, partitë opozitare Grubit i janë bërë obsesion dhe, në mungesë të argumenteve të besueshme, ai shpik disa gënjeshtra bajate dhe të tejdukshme, të cilat kanë efekt krejt të kundërt dhe ndikojnë në përmirësimin e imazhit të partive opozitare. Ai gënjen kur thotë se partitë e opozitare janë bërë vasal të VMRO-së, sepse ashtu e kupton ai politikën, si vasalotet, aq më tepër kur dihet se akoma, prapa kulisave, frymon dashuria e pashuar midis BDI dhe regjimit të Nikolla Gruevskit.

Gënjen kur thotë se partitë opozitare e keqpërdorën vizitën e kryeministrit Kurti, gënjen kur thotë se vizita familjes Devolli, nuk ishte përzierje e BDI-së në Kosovë, trillon kur thotë se oligarkëve maqedonas po ju pengojnë shqiptarët e suksesshëm në politikë, duke aluduar këtu edhe për veten. Por, Grubi tha edhe se asnjë nga ministrat e Aleancës për Shqiptarët nuk i ka kundërshtuar ndryshimet në Kodin Penal, ashtu siç thuhej në media nga krerët e kësaj partie. Pra, pikërisht Aleanca duhet të tregojë se kush në fakt po gënjen: Grubi apo Aleanca!” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share