Sonte, në selinë partiake në qytetin e Kumanovës u mbajt kuvendi zgjedhor i degës së Lëvizjes BESA – Kumanovë.
Në prani të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sekretarit organizativ Adnan Azizi, dhe anëtarëve të kryesisë qendrore, Nuredin Fetahi, Hasim Murtezani dhe Luan Ramadani, kuvendi votoj që degën e Kumanovës ta udhëheq Zeqir Zeqiri.
Konsolidimi i strukturave të Lëvizjes BESA po vazhdon fuqishëm në terren, duke u përgatitur për zgjedhjet e rradhës, ku do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut” – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA. /KlanMacedonia/