Ramiz Merko të japë dorëheqje sa më shpejtë – kërkojnë nga Lëvizja Besa, përcjell KlanM.
Nga kjo parti akuzojnë qeveri si e zhytur në krim dhe korrupsion, dhe kjo siç thonë nga Lëvizja Besa, po vërtetohet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Vënia në listë të zezë e kreut të Strugës Ramiz Merko, është shembulli tipik i funksionarit të BDI-së, të udhëhequr nga Artani dhe Aliu. Besojmë fuqishëm se ky është vetëm fillimi i demaskimit të korrupsionit dhe funksionarëve të inkriminuar të BDI-së. Presim që kjo listë ditëve në vijim të plotsohet me funksionarët që kanë keqpërdorur dhe keqpërdorin fondet vendore dhe të huaja në emër të “investimeve”. Funksionarë të përfshirë në krim dhe korrupsion, dhe funksionarë që përveç shantazhit, hajnisë dhe keqpërdorimeve, nuk bëjnë asgjë tjetër, ndërsa si rezultat kemi ikjen e përditshme të popullatës jo nga ky vend, por nga kjo Qeveri e korruptuar dhe inkriminuar. Kërkojmë nga kreu i Strugës Merko, që të jep dorëheqje një ditë e më parë, dhe me këtë, të lirojë popullatën e Strugës dhe Strugën, e cila nga keqfunksionimi, nga një qytet i kulturës dhe artit, është shndërruar në qytet pa prespektivë dhe pa asnjë shpresë për rininë strugane”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
Nga partia e Kasamit thonë se kjo aferë po ndodh pikërisht në kohën kur Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani kanë bërë thirrje për veting të funksionarëve.
“Pyesim publikisht Ahmetin dhe hajnat e tij, për çfarë vetingu flisni, kënd do e lustroni kur pikërisht janë funksionarët tuaj ata që vjedhin, mashtrojnë, ndërhyjnë në gjyqësor e bëjnë kërdi në Qeveri, që e konfirmoi së fundmi edhe partneri jonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet më tej në reagim.
Përveç Ramiz Merkos, nga Lëvizja Besa kërkojnë dorëheqejn e krejt BDI-së nga qeveria, ndërsa falënderojnë SHBA-në për ndihmën që japin vendit, në drejtim të, siç thonë nga LB, pastrimit të llumit që ka kapur vendin prej korrupsionit të BDI-së./KlanMacedonia