Lëvizja BESA përmes një komunikate për media dënon formën e dhunshme të protestave që po zhvillohen në Shkup sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sonte. Lëvizja BESA dënon vandalizmin ndaj pronave private në Çarshinë e Shkupit dhe bën thirrje që të gjitha palët të ruajnë qetësinë dhe sigurinë publike dhe të protestohet në mënyrë paqësore.
Protesta e dhunshme cënojnë të drejtën e qytetarëve të tjerë dhe shtojnë pasigurinë në vend. Në vazhdimësi shqiptarët kanë qenë viktimë e inskenimeve të ndryshme të të gjithë pushteteve deri më tani, andaj apelojmë deri te pushteti që të reagojë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë për të ruajtur qetësinë dhe pronën e qytetarëve, që të mos lihet dyshim se mund të bëhet fjalë përsëri për ndonjë inskenim.
Poashtu ftojmë të gjithë aktorët politik në vend që në këto momente të rëndësishme të orientimit euro-integrues, të gjithë të japim maksimumin që të ruhet qetsia dhe stabiliteti i vendit si dhe të japim kontributin maksimal për të përshpejtuar fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian.
Lexo gjithashtu
Qeveria: Miratohet Dekreti për shpërndarjen e të hyrave nga TVSH-ja për komunat
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 55-të e miratoi Dekretin për metodologjinë…
28.06.22 21:45
Parashikimi i motit 15 Tetor
Moti sot në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta deri në…
15.10.22 10:00
Çmimet e pagesave rrugore nuk ndryshojnë në Maqedoninë e Veriut
Tani për tani mbetet i njëjtë çmimi i tarifave rrugore në vend, deklaroi sot drejtori i Ndërmarrjes publike…
30.11.22 13:32