Lëvizja Besa: Artan Grubi shpërblen “branitellat”

Lëvizja Besa përmes një kumtese ka reaguar kundër zv.kryeministrit Artan Grubi, pasi siç thonë nga kjo parti ka nënshkruar dokument ku anashkalon sistemin e drejtësisë dhe paguan dëmshpërblim për “branitellat” me kundërvlerë 30 mijië euro, për 4 ish pjesëtarë të tyre. Me këtë, siç thonë nga Lëvizja Besa, Grubi ka përbuzur vlerat e luftës dhe ish ushtarët e UÇK-së.

“Ndonëse opinioni shqiptar mund të jetë çuditur e habitur nga ky vendim i funksionarit më të lartë të BDI-së, për Lëvizjen BESA ka qenë e pritshme sepse në vazhdimësi kemi ngritur zërin për harresën e BDI-së ndaj vlerës kombëtare të UÇK-së. Se ky vendim është një vendim i turpit dhe mendësisë inferiore kund-drejt maqedonasve, mjafton t’i përmendim shqiptarëve edhe faktin tjetër ku krimineli (i dëshmuar në Tribunalin e Hagës) i masakrës së Lubotenit, Johan Tarçullovski u shpërblye nga Qeveria VMRO-BDI me 5.000 euro në muaj. Pra, për BDI-në nuk mjaftojnë as institucionet ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vendimet e tyre mbi kriminelët e dëshmuar”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Muaj më parë, Zëvendëskryeministri Grubi ka nënshkruajtur vendimin për dëmshpërblim për 4 ish pjesëtarë të forcave të sigurisë në vitin 2001. Bëhet fjalë për “branitellat” Sasho Veliçkovski, Dimçe Mançov, Marjan Veliçkoviq dhe Zoran Angellovski. Për to qeveria ka paguar rreth 30 mijë euro dëmshpërblim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share