“LEVICA”: Talat Xhaferi të dorëhiqet nga njëri prej funksioneve!?

Departamenti juridik i Partisë “E Majta”, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i ka dorëzuar ankesë për konstatimin e konfliktit të interesit, sic thuhet, për shkak të mosndërlidhjes së funksioneve, kundër kryetarit aktual të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, për shkak se ai, në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Punës, kryen njëkohësisht dy funksione: Kryeparlamentar dhe anëtar i Kryesisë së Përgjithshme kolektive të partisë së tij amë BDI – gjë që ligjërisht është e ndaluar.

Kjo ndërlidhje e njëkohshme e dy funksioneve inkompatibile në një personalitet është në kundërshtim me dispozitën imperative kushtetuese nga neni 67 paragrafi 3 nga Kushtetuta e RMV, që qartë parasheh se “Funksioni Kryetar I Kuvendit nuk mund të ndërlidhet me kryerjen e funksionit tjetër publik, profesionit ose funksionit në parti politike” – thuhet në komunikatën e “Levicës”.

Duke marrë parasysh këtë, “Levica” kërkon nga Komisioni Antikorrupsion, ta konstatojë këtë situatë jokushtetuese si dhe të ndërmerr masa për mënjanimin e saj, duke kërkuar dorëheqjen e Xhaferit nga njëri prej funksioneve që I kryen në mënyrë të jashtëligjshme – thonë nga “Levica”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share