“Levica”: Propozim-Buxheti jo për zhvillim, por për premtime parazgjedhore!

Propozim buxheti i parë I Qeverisë së DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM është shkurtpamës, partiakisht i kurdisur dhe politikisht I motivuar për sezonin zgjedhor të zgjedhjeve lokale – thonë nga “Levica”.

Sipas tyre, partitë e oligarkëve nuk kanë vizion për të zgjidhur problemet e qytetarëve duke u udhëhequr nga interesat e tyre personale afatshkurtëra. Premtojnë se do të ndërhyjnë me amendamente.

“Në vend të përgjigjeve për çështjet thelbësore për qytetarët, planifikim strategjik, komponentë e fuqishme zhvillimore dhe politikë sociale, kemi vetëm punësime dhe rritje të administratës në sezonin zgjedhor, si dhe injektimin e parave tek Kryebashkiakët e tyre kriminal që tashmë tri vite shkatërojnë shtetin. Vetëm për armë do të ndahen 2 miliardë denarë. Njoftojmë opinionin se “Levica” do të intervenojë përmes amendamentve ndaj buxhetit të propozuar republikan” – ka deklaruar Deputeti i “Levicës”, Amar Mecinoviq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share