“LEVICA”: Fëmijtë e elitës politike përfitojnë nga kreditë e shpejta!

Firmat për kredi të shpejta, që përfitojnë nga varfëria e qytetarëve, janë shndërruar në biznes “bonbon” për familjet e elitave partiake – përcjell KlanM reagimin e partisë “E Majta” të Dimitar Apasievit.

Vlerësimi i përgjithshëm i këtij biznesi është rreth 150 milion euro, kurse sipas “Levicës” janë të regjistruar gjithsejt 23 shoqëri jobankare për kredi të shpejta, prej të cilëve, siç percjell KlanM, pjesë të tyre janë të lidhur drejtpërdrejtë me politikanë dhe funksionarë.

“Një nga pronarët e një shoqërie të këtillë financiare është Ubavka Zaeva, nëna e Trajçe Zaevit, që ka biznes me kanabis. Dinastia e biznesit të Zaevit qartazi po bëhet “profiter lufte”, e cila, krahas me krizën energjetike, tani përfiton edhe nga varfërimi i popullit” – përcjell KlanM reagimin e “Levicës”.

Por, jo vetëm kaq. Sipas “Levicës” ka edhe firma tjera për kredi të shpejta me familjarë të implikuar të politikanëve.

“Biri i Lubço Georgievskit dhe partnerit të koalicionit të LSDM – Lav Georgievski, ka themeluar kompaninë për kredi të shpejta me seli në Shkup. Aleksandar Verushevski, i biri i agjentit Zoran Verushevski, në vitin 2022 ka themeluar shoqëri për kredi të shpejta në Strugë. Si kompani më profitabile paraqitet firma e Marjan dhe Emil Stojmenovit, djemtë e ish-deputetit të Gruevskit, Boris Stojmenovit. Kompania e tyre për kredi të shpejta, vitin e kaluar, ka realizuar profit prej 1.5 milion euro” – thuhet në reagimin e “Levicës”.

Kjo parti thotë se LSDM – DPMNE – BDI politikën e shfrytëzojnë për pasurim të shpejtë të funksionarëve të tyre përmes bizneseve të dyshimta dhe sundimit korruptiv. “Levica” thotë se ata që janë burimi i korrupsionit nuk mund të jenë zgjidhje për sistemin e korruptuar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share