Letra e Ali Ahmetit! Shaqiri: Veprim për poentim politik – Toska: Veprim i duhur, shqiptarët kurrë s’kanë qenë më keq!

Deputeti nga koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se letra e Ali Ahmetit është poentim politik dhe se nuk sheh diskriminim nga kjo qeveri ndaj shqiptarëve.

“Letra e z.Ahmeti një poentim politik, nuk e shoh si shqetësim rreth reformave brenda shtetit. Ka pas situata tjera edhe më shqetësuese, si Alfa, Kumanova, etj dhe në atë kohë Ali Ahmeti ishte në qeveri dhe nuk ka pasur reagime me letra apo diçka të ngjajshme. Kjo letër është një poentim politik i tij, sepse nuk ka kërcënim nga situata aktuale politike, kur ajo marrëveshje është firmosuar në prani të faktorit ndërkombëtarë, ndaj të shohim tash se si do ecim drejt BE-së”, tha Shaqiri.

Deputetja nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Dijana Toska tha se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më dobët të përfaqësuar se sa në këtë qeverisje.

“Letra e Ali Ahmetit është mëse e duhur dhe në momentin e duhur, sepse pëfaqësimi i shqiptarëve kurrë s’ka qenë më keq. Eksponentët politik të VLEN-it, njëri nga liderët ka qenë pjesë dikur e partisë së Ali Ahmetit, pse pra atëherë nuk paska reaguar? Ali Ahmeti kurr s’ka vepruar në dëm të shqiptarëve. Fronti janë me 17 deputetë shqiptar, pra nuk e di me cilën ide thirreni në legjitimitetin shqiptar kur e dimë që në vota ju kanë ndihmuar dhe nga ana e VMRO-së”, tha Toska. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share