Leonardo DiCaprio për pushime me të dashur të re

Ende sekret identiteti i vajzës misterioze krah aktorit

Stina e  verës e ka gjetur aktorin e njohur Leonardo DiCaprio me të dashur të re. Aktori fitues i OSCAR u pa teksa mbërriti këtë fundjavë në Hamptons me një grua misterioze në krah të tij.

Identiteti i kësaj gruaje, që dyshohet si e dashura e re e aktorit, është ende i mbuluar me mister dhe nuk dihet as emri i saj.

Ky është një tjetër thashethem që ka të bëjë me jetën private të aktorit.

Që kur Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone u ndanë gushtin e kaluar pas 4 vitesh lidhje, aktori është parë disa herë me modele bukuroshe në krah.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share