Leonard Abazi shkëlqen në ring, mposht brazilianin Evandro Cavalheiro me performancë të jashtëzakonshme!
Më 16 nëntor 2024, në Leverkusen të Gjermanisë, Tetovari Leonard Abazi, triumfoi ndaj brazilianit të fuqishëm Evandro Cavalheiro, i cili kishte një rekord mbresëlënës prej 13 ndeshjeve, nga të cilat 10 të fituara me nokaut.
Abazi, me strategji dhe vendosmëri, tregoi aftësi të jashtëzakonshme në ring, duke dominuar ndeshjen që nga raundi i parë deri në fund. Në përballje me një kundërshtar të njohur për fuqinë e tij goditëse, Leonard tregoi mjeshtëri dhe disiplinë, duke arritur të dalë fitues.
Ky është një tjetër sukses i madh për “Princin Tetovar,” i cili vazhdon të nderojë emrin e tij dhe të Tetovës në arenën ndërkombëtare. Tifozët e pranishëm në Leverkusen dhe ata që e ndoqën nga larg e festuan këtë fitore të merituar, duke e cilësuar Leonard Abazin si një nga krenaritë më të mëdha sportive shqiptare të Tetovës.