Lëndohet Messi – frikëson Argjentinën, dy javë para fillimit të Kupës së Botës

Lionel Messi ka pësuar një lëndim, ku do të mungojë në ndeshjen e nesërme, ndaj Lorientit, në Ligue 1.

Pavarësisht këtij lëndimi, Messi nuk rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës, pasi sipas klubit të tij, Paris Saint-Germain, është një lëndim i lehtë, madje do të rikthehet në stërvitje gjatë javës së ardhshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Messi është i dëshpëruar për të arritur një sukses të lartë këtë herë me Argjentinën, në Kupën e Botës, pasi është trofeu i vetëm që i mungon në sirtarët e tij, transmeton Klankosova.tv.

Ai madje ka deklaruar që Kupa e Botës do të jetë e fundit për të në karrierën e tij të bujshme.

Argjentinasi arriti të fitojë një trofe në vitin 2021, duke triumfuar në Kupën e Amerikës, por që ai është duke kërkuar një trofe më të madh, për të përmbyllur karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndryshe, ndeshja mes PSG-së dhe Lorientit, zhvillohet nesër më fillim nga ora 13:00. /Klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share