Lëndohet Gjimshiti, rrezik për Kombëtaren Shqiptare
Ndoshta është lajmi që nuk do të donim ta dëgjonim para ndeshjeve vendimtare të Ligës së Kombeve.
Mbrojtësi i Atalantas dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, ka pësuar një lëndim në ndeshjen që po zhvillohet mes Atalantës dhe Udineses, ku u zëvëndësua në minutën e 25-të të ndeshjes.
Nuk dihet ende nëse Gjimshiti do të mungoj në dy ndeshjet kundër Çekisë dhe Ukrainës.
Kujtojmë që Shqipëria, do të përballet kundër Çekisë dhe Ukrainës, në stadiumin “Air Albania” me ndeshjet që do të zhvillohen më 16 dhe 19 nëntor./IndeksOnline/