ASH: REAGIMI I PARTIVE TË OPOZITËS – I PABAZË
Konkursi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tashmë është mbyllur dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi po ashtu është i njoftuar se kandidat i Lidhjes Europiane për Ndryshim është Abdush Demiri – vazhdojnë të insitojnë nga opozita shqiptare, përcjell KlanM.
Pasiqë kreu i Kuvendit është njoftuar përmes letrës zyrtare, kërkojmë që të veprojë sa më shpejtë konform Kushtetutës dhe Ligjeve përkatëse të cilat theksojnë qartë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Çdo veprim tjetër do të ishte tregues i qartë se pushteti, pjesë e të cilës është edhe kryetari i Kuvendit, po përgatitet që zgjedhjet e ardhshme të jenë të manipuluara, jo-demokratike dhe pa përfaqësues të opozitës shqiptare, rrjedhimisht del të jetë një proces jo i rregullt dhe jo demokratik.
Reagimi i partive të sotshme opozitare është i pabazë dhe vetëm dëshmon mungesën e kozistencës së qëndrimeve të tyre politike – thonë nga ASH-ja. Sipas tyre, para se të kërkojnë anëtarin e KSHZ-së duke u thirur në opozitë, Lëvizja Besa duhet të pranojë manipulimin e vitit 2020, kur duke qenë madje pjesë e listave të përbashkëta me koalicionin me LSDM-në në pushtet mbajtën anëtatin e KSHZ-së.
“Kujtojmë opinionin se aktualisht nuk po zgjidhet përbërje e re e KSHZ-së, por vetëm zëvendësohet anëtari i nominuar nga Aleanca për Shqiptarët, në përputhje me ligjin dhe zgjedhjet e fundit parlamentare. Njëkohësisht rikujtohmë tre subjektet që sot janë në opozitë, se asnjëri prej tyre nuk ka garuar vetë në zgjedhje dhe nuk i ka fituar mandatet nga lista e tyre, por dy kanë qenë pjesë e koalicioneve dhe njëra pjesë e BDI-së”, thonë nga ASH.
Përveç kësaj zgjedhjet parlamentare nuk janë caktuar dhe ndryshimi i përbërjes së forcave politike në KSHZ mund të bëhet vetëm me një marëveshje mes katër partive më të mëdha dhe me ndryshimin e Kodit Zgjedhor – thonë nga ASH-ja. Deri atëherë përbërja mbetet e njëjtë dhe vetëm zëvendësohet anëtari i nominuar nga ASH, shprehen nga partia e Arben Taravarit./KlanMacedonia