LEN: Pushteti godet kryeqendrat shqiptare!

Lidhja Europiane për Ndyshim ka akuzuar partitë në pushtet se me qëllim për ti dëmtuar dy komunat më të rëndësishme shqiptare, nuk ka miratuar projektet e Komunës së Tetovës dhe të Çairit, përcjell KlanM.

 Deputeti Fadil Zendeli, deklaroi se pushteti ka ndarë një miliardë denarë për të gjitha komunat, por ka lënë anash vetëm dy komunat shqiptare, të cilave, në bazë të numrit të popullsisë u përkasin rreth 1,5 milion euro. Sipas opozitës shqiptare, pushteti e ka bërë këtë veprim për të ndaluar zhvillimin e komunave shqiptare.

“Imagjinoni, BDI dhe partitë tjera shqiptare në pushtet, vazale ndaj LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së bllokuan 15 milion denarë për Komunën e Tetovës, për realizimin e Projektit i cili parashikon që në Lumin Shkumbin të vendosen rrethoja mbrojtëse dhe rregullim i shtratit të lumit. Deputetët shqiptar të pushtetit, si nënshtrues ndaj partive maqedonase, nuk mbështetën edhe projektin e Komunës së Çairit, në vlerë prej 12 milion e 700 mijë denarë me të cilin parashikohet rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik dhe fekal në lagjen Dizhon në Çair”, tha Fadil Zendeli./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share