LEN: Kreu i BDI i implikuar në skandal ndërkombëtar?!

Lidhja Evropiane për Ndryshim ka publikuar, siç thonë, njohuri skandaloze për veprimtarinë në një hapësirë afariste të locuar në QT “Mavrovasja”.

“Ky objekt nga viti 2014 deri 2021 ka qenë në pronësi të BDI, e cila ja jep me qira një kompanie e cila merret me organizimin e lojërave të fatit për vetëm 500 euro në muaj, derisa vlera e vërtetë është 10 herë më e madhe – thonë nga LEN.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Objekti i njejtë afarist në vitin 2021 është blerë nga kompania e njejtë për një shumë qesharake prej 190 euro për m2. Do të thotë, firma Banana Kick DOO Tetovë, e vëllezërve Emir dhe Ilir Shefiti, nga qiramarrës bëhen pronar të këtij objekti afarist” – thonë nga LEN duke njoftuar se këto informata i shpalosi Fokusi, kurse sic thonë, në dispozicion kanë shumë detaje tjera.

“Ajo që është me rëndësi të madhe që opinioni duhet ta kuptoj është se Emiri dhe Ilir Shefiti nuk janë njerëz të rastësishëm që rastësisht e kanë marrur me qira, e më vonë edhe e kanë blerë këtë hapësirë me një shumë qesharake. Këta vëllezër janë kusheri të parë të Elmedin Ademit, pronarit të kompanisë së famshme Eurovia e cila i merr të gjitha tenderet e rëndësishme dhe është donator kryesor i BDI-së” – thonë nga LEN.

Nga LEN ua kanë drejtuar disa pyetje BDI-së.

– A është e vërtetë që me leje të kreut të BDI-së në këtë hapësirë në mënyrë të paligjshme organizohen lojëra të fatit përmes internetit, e ashtuquajtur si onlajn bixhoz?

– A është e vërtetë që bixhozi I jashtëligjshëm organizohet për qytetar të Turqisë dhe Shqipërisë që të luajnë në këto platforma, pasi që lojërat e fatit janë të ndaluara në shtetet e tyre?

– Nëse kjo është e vërtetë, a është BDI drejtpërdrejtë e përfshirë në këtë biznis jolegal?

Tashmë është e dukshme që kryesia e BDI-së deri në fyt është e përfshirë në biznezin e bixhozit – akuzojnë nga LEN duke potencuar se tashmë i kanë tejkaluar edhe kufinjtë e Maqedonisë së Veriut ku tashmë shëndrohen në qendër rajonale për këtë biznes jolegal.

“Për këtë patjetër duhet të ketë përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse fytyra turpëruese e BDI-së është Artan Grubi, atëherë ai menjëherë duhet të largohet nga Qeveria” – thonë nga LEN./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share