Lëkundje tërmeti në Greqi, ndihet dhe në Shqipëri e Shkup

Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur pak pas orës 1:30 të mëngjesit të së hënës në Follorinë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ndodhej 18 kilometra në veri-veriperëndim të Krystallopigi, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 10 kilometra.

Instituti Euro-Mesdhetar i dha të dhënat e tërmetit me magnitudë 4 ballë, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Shkup. /EO

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share