Gjermania pro heqjes së vizave të BE për Kosovën

Ambasadori Rohde: Prioritet, anëtarësimi i 6 vendeve të Ballkanit

Disa ditë pasi grupet punuese të Këshillit Evropian nuk dhanë ndonjë vendim konkret për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën pasi ata vlerësuar se duhet shqyrtuar një sërë temash ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë i kanë dhënë përkrahje këtij procesi. Është ambasadori i Gjermanisë në Kosovë i cili thotë se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë. Për liberalizimin e vizave na duhet një zgjidhje e shpejtë këtu, e ardhmja e Kosovës është te BE-ja”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo ende nuk është zgjidhur dhe nga viti 2018 e kemi vlerësimin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave”.

Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, përkrahje Kosovës i ka ofruar edhe Çekia. Presidenca çeke është ajo e cila e ka futur në Axhendë të Këshillit çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Presidentja Osmani një ditë më parë ka takuar disa nga ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë nga të cilët ka kërkuar që të përmbyllet procesi i krijimit të mundësive për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Këshilli i BE-së me 13 tetor kishte përkrahur në përgjithësi procesin e liberalizimit të vizave, por për të përparuar në këtë dosje, e ka konsideruar të nevojshme të sqarohen një sërë temash për këtë arsye nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret, takimi i radhës do të mbahet në nëntor.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share