Lehona 39 vjeçare vazhdon të jetë në situatë të rëndë!

ISHSSH INSPEKTIM NË KLINIKËN E GJINEKOLOGJISË

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është duke kryer mbikqyrje inspektuese në Klinikën Universitare për Gjinekologji ku të dielën një lehonë 39-vjecare u përpoq të vetëvritet, njofton KlanM.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë noftuar se pas përpunimit të një raporti, opnioni do të njoftohet në detaje për këtë ngjarje.

Njoftohet se nuk është ndryshuar situata shëndetësore e 39 vjecares. Përkundër ndërhyrjes së kryer kirurgjikale, sic njofton KlanM, pacientja ende lufton për jetën në Spitalin e Shkupit.

Nga Klinika për Gjinekolgji dje njoftuan se lehona 39-vjecare të dielën në mbrëmje ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i parë I klinikës. Sipas tyre, sic njofton KlanM, pas lindjes 39-vjecarja, dy herë ka qenë e shqetësuar. Herën e parë ka biseduar me psikologun, kurse herën e dytë I është nënshtruar terapisë.

Lehona kishte lindur me ndërhyrje cesariane, kurse në botë solli fëmijën e saj të parë të gjinisë mashkullore./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share