Legjenda e futbollit brazilian, Mario Zagallo, i cili fitoi katër Kupa Botërore si lojtar dhe trajner, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Anësori Zagallo ishte pjesë e ekipit brazilian që fitoi radhazi Kupat e Botës në 1958 dhe 1962.
Ai menaxhoi skuadrën që konsiderohet gjerësisht si skuadra më e madhe ndërkombëtare e të gjitha kohërave, duke përfshirë Pele, Jairzinho dhe Carlos Alberto.
Triumfi i fundit i Zagallo në Kupën e Botës erdhi si ndihmës trajner i Carlos Alberto Parreira në 1994. Ai u kthye si trajner i Brazilit pas atij turneu dhe i çoi ata në finale në 1998, por u mundën nga Franca.
Zagallo ishte personi i parë që fitoi Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner. Me vdekjen e Zagallo, nuk ka mbetur gjallë asnjë anëtar i ekipit të Brazilit që luajti në finalen e 1958./tvklan.al