Lebron James – “Mbreti” ngjitet në fronin e NBA-së

PIKËSHËNUESI MË I MIRË NË HISTORINË E NBA-së

Lebron Xhejms bëhet pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së, duke tejkaluar rekordin 39-vjeçar të legjendarit Karim Abdul Xhabar.

Para ndeshjes me Oklahoma Siti, 38-vjeçarit Xhejms i nevojiteshin 36 pikë për të thyer rekordin e Xhabarit prej 38.387 pikëve dhe shënoi tre më tepër duke shkuar në kuotën e 38.390 pikëve.

Rekordi u shënua në fund të pjesës së tretë kurse ndeshja u ndërpre për t`ia dhënë mirënjohjen.

Xhabar mori këtë rekord më 5 Prill 1984 kurse ka zhvilluar 20 sezone në NBA. Lebron Xhejms gjithashtu është në sezonin e tij të 20 në Ligën profesionale amerikane të basketbollit dhe për momnetin nuk ka paralajmërime se do të pensionohet.

Këtë të arritur të Lebron Xhejmsit e ka përshëndetur edhe Presidenti amerikan, Xho Bajden.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share