LD: RMV-ja e fundit në rajon sipas treguesve ekonomik!

LSDM: MASAT QEVERITARE PO JAPIN REZULTATE – INFLACIONI ZVOGËLOHET

Qytetaret për çdo dite, tanimë janë dëshmitarë se standardi i jetesës edhe ashtu i dobësuar, po rrënohet plotësisht nga paaftësia e Qeverisë  për tu përballuar me sfidat ekonomike – thuhet në një reagim të Lëvizjes Demokratike. Nga ana tjetër LSDM-ja thotë se politikat ekonomike të qeverisë kanë rezultuar me uljen e inflacionit.  

Lëvizja demokratike thotë se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale, me normën e inflacionit që ka aktualisht Maqedonia e Veriut, renditet në krye të vendeve të rajonit me 8.4 %. Poashtu kjo Qeveri, sic percjell KlanM komunikatwn e LD-sw, po dështon edhe në rritjen ekonomike të vendit, e cila është e fundit në rajon me 1.8%.

“Paaftësia e pushtetit nuk përfundon këtu. Sipas Bankës Botërore edhe borxhi publik po rritet, i cili aktualisht është 59.1 %, deri në fund të vitit do të rritet në 60.2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP)-së. Lëvizja Demokratike ka ngritur shqetësimet për politikat e dertanishme qeveritare dhe kërkon që Qeveria të bëje një politikë më të shtrënguar monetare dhe një menaxhim të kujdesshëm fiskal” – thonë nga LD-ja.

Por, ndryshe mendojnë socialdemokratët. Sipas tyre, masat e Qeverisë për uljen e inflacionit po japin rezultate.

“Shkalla e inflacionit nga Tetori 2022 kur ishte 19.8% është zvogëluar në 6.6% në shtator të këtij viti. Kjo është shkalla më e ulët e inflacionit në 20 muajt e fundit. Edhe Banka Botërore ka konfirmuar se masat qeveritare rezultuan me inflacion njëshifror dhe presin ulje gjatë këtij dhe vitin e ardhshëm” – thonë nga LSDM.

Ndërkohë, njoftimet thonë se pagat mesatare vazhdojnë të rriten, por lajmi i mirë është rritja e prillit tejkalon inflacionin. Sipas statistikave, sic percjell KlanM, paga mesatare në gusht ka qenë 36.390 denarë, që është një rritje prej 0.3% ose për 104 denarë në krahasim me korrikun kur ishte 36.286 denarë.

Rritja e pagës mesatare në gushtin e këtij viti në krahasim me gushtin e vitit 2021 është 14.2%, por me inflacionin e llogaritur, statistikat thonë se rritja reale është 5.4%. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share