LD: MPJ dhe Bujar Osmani bëjnë kompromis me shtetin

Nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanov kanë reaguar rreth montimeve dhe dyshimeve për Korrupsion nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me tenderet me përshtatjen e sallës ‘Boris Trajkovski’ në Shkup, përcjellë Klan M.

”Me tenderin e montuar dhe dyshimet për korrupsion lidhur me përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski”, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministri Bujar Osmani komprometuan Maqedoninë para vendeve anëtare të OSBE-së.

Vetëm njerëz të pangopur dhe të papërgjegjshëm mund të marrin pjesë në manipulimin e një tenderi për përshtatjen e një objekti ku do të mbahet një konferencë e ministrave të punëve të jashtme, anëtarë të OSBE-së.

Në Maqedoni mbi 90% e tenderëve janë të manipuluar dhe vetëm personat pa ndërgjegje mund të pretendojnë se komisioni i prokurimit publik dhe ministri nuk vendosin për ranglistën dhe përzgjedhjen e “ofertuesit më të mirë”.

Lidhja Demokratike kërkon që të hetohen të gjithë të përfshirët në këtë tender dhe të nisin përgjegjësitë politike dhe penale.

Krimi dhe korrupsioni i lartë kanë bllokuar të gjitha institucionet dhe shteti është në kolaps të plotë” – thuhet në kumtesën e LD-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share