LD: Dorëheqjet e BDI-së janë bllof klasik, fillimisht le të dorëhiqet Bujar Osmani

Deklarata e dorëheqjeve të ministrave nga BDI është bllof klasik, por edhe i njohur, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike.

“BDI si partia më përgjegjëse për kriminalizimin e shtetit, bllokimi i reformave në drejtësi, keqpërdorimi i Badenterit dhe balancuesit, numri i madh i investimeve kapitale të dështuara, si dhe kolapsi i institucioneve shtetërore, janë arsye të mjaftueshme për tërheqjen nga pushteti. BDI së bashku me Mariçiqin dhe Kovaçevskin udhëheqin politikën e jashtme, e cila kërcënoi integrimin evropian duke pranuar kërkesat e pabazuara të Bullgarisë dhe duke i inkorporuar ato në Kornizën e negociatave, veçanërisht për ndryshimin e Kushtetutës dhe çështjet historike dhe arsimore, pa konsultime më të gjera.

Fillimisht, Bujar Osmani, i cili me vendimet e tij kërcënoi drejtpërdrejt interesat kombëtare të maqedonasve, por edhe të qytetarëve të tjerë, dhe kërcënoi perspektivat evropiane të Maqedonisë, duhet të largohet nga detyra.

Qeveria nuk e ka mbështetjen e qytetarëve dhe as të shumicës në Kuvend, prandaj zgjedhjet janë të nevojshme, si akt demokratik për ndryshimin e qeverisë”, thonë nga LD.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share