Lavrov shkakton të qeshura në konferencë

Ministri i Jashtëm rus u përpoq ta portretizonte vendin e tij si viktimë të luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është përpjekur edhe një herë të konsiderojë Perëndimin përgjegjës për luftën në Ukrainë, por pjesëmarrësit në një konferencë gjeopolitike në Nju Dehli qeshën me këtë deklaratë.

I pyetur se si konflikti ka ndikuar në strategjinë energjetike të Rusisë, Lavrov tha se Rusia është përpjekur të ndalë luftën që u nis kundër saj duke përdorur popullin ukrainas. Por kjo deklaratë e tij u prit nga audienca me hilaritet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I befasuar nga talljet e audiencës, ai filloi të ngatërronte fjalimin. Pas një pauze të shkurtër, ministri i Jashtëm rus vazhdoi duke thënë se konflikti ndikoi në politikën e Rusisë, përfshirë politikën energjetike.
Ndonëse kjo nuk është hera e parë që Kremlini ka fajësuar Perëndimin për sulmin e Ukrainës, të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin më shumë se një vit më parë, ajo që surprizoi të pranishmit ishte fakti se Lavrov e quajti konfliktin një “luftë” dhe jo operacion special ushtarak siç edhe e cilëson Moska.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share