Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka mbrojtur sërish veprimet e Moskës në Ukrainë në një intervistë për BBC News.

“Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”, tha Sergej Lavrov.

Ministri rus pretendoi se Kombet e Bashkuara po përdoren për të përforcuar lajmet sipas tij, të rreme nga Perëndimi, pasi u lexuan citate nga një raport i OKB-së që detajonte krimet e dyshuara të luftës ruse. Ndërkohë për pushtimin rus në Ukrainë, Lavrov thotë:

“Ne nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal.“

Rusia ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share