Lavrov: Perëndimi pati shansin për të shmangur luftën në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus akuzoi NATO-n se po nxit tensione pranë Kinës

Perëndimi mund të kishte shmangur luftën në Ukrainë nëse do të kishte pranuar propozimet ruse për të ndaluar zgjerimin e NATO-s.Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Dhjetorin e kaluar, Uashingtoni preferoi të mos përfitonte nga një shans real për uljen e tensioneve. Por shansi ishte aty. Meqë ra fjala, nuk ishte vetëm Uashingtoni që kishte shansin, por edhe OSBE-ja që kishte çdo shans për të promovuar uljen e tensionve nëse do të arrinte një zgjidhje për krizën e Ukrainës bazuar në marrëveshjet e Minskut, të cilat u ranë dakord në shkurt 2015 dhe u miratuan njëzëri në të njëjtin muaj me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Lavrov.

Zgjerimi i NATO-s për Lavrov ka zhvlerësuar parimet bazë të OSBE-së.

“Duke përfituar nga epërsia e tij numerike në këtë organizatë, Perëndimi është përpjekur për shumë vite që ta privatizojë. Ose ndoshta është më e saktë të thuhet se po përpiqet të kryejë një bastisje për marrjen e OSBE-së, për të nënshtruar këtë platformë të fundit për dialogun rajonal”, ka thënë ai.

Ai akuzoi gjithashtu NATO-n për nxitje të tensioneve pranë Kinës dhe theksoi se kjo ishte arsyeja pse Rusia po zhvillon bashkëpunimin ushtarak me Kinën dhe po kryen stërvitje të përbashkëta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share