Çmimi i madh me biletat më të shtrenjta, gara pritet të mbahet të shtunën
Las Vegas do të bëjë debutimin e saj në Botërorin e Formula 1 duke nisur nga viti i ardhshëm. Pista 6.1 kilometra e gjatë do të jetë edhe gara më e shtrenjtë në historinë e garave të shpejtësisë.
Bileta më e lirë për Çmimin e Madh të Las Vegasit, që është programuar për të qenë edhe e parafundit në kalendarin e vitit 2023 do të kushtojë rreth 2 mijë euro.
Për ta promovuar në mënyrën e duhur, Formula 1 solli edhe tre pilotët më të mirë të sezonit, Ljuis Hamilton, George Russell dhe Sergio Perez. Shpejtësia maksimale në këtë pistë vlerësohet të jetë rreth 341 kilometra në orë.
Ndërkaq, pilotët do të kenë mundësi për të përdorur në dy zona sistemin DRS, duke bërë që shpejtësia të kap shifrën e 400 kilometrave në orë, për ta shndërruar në një nga pistat më të shpejta të kalendarit të Formula 1.
Një tjetër risi në Çmimin e Madh të Las Vegas do të jetë edhe dita e organizimit të garës, pasi besohet se gara kryesore do të zhvillohet të shtunën dhe jo të dielën siç është zakonisht.
Klan News