Është larguar nga ambasada e Iranit edhe diplomati i fundit. I gjithë stafi u largua nga Shqipëria pas afatit prej 24 orësh që u vendos nga qeveria jonë si pasojë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.
Mbi 70 persona punonin në këtë institucion. Gazetari Besar Bajraktaraj, raportoi se së shpejti pritet që nga aty të hiqen të gjitha simbolet e shtetit të Iranit.
Më pas atje do të kryejnë inspektim agjentët e Antiterrorit.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas sulmit kibernetik, që u përball vendi ynë në Korrik, ka prova të pakundërshtueshme që qëndron Irani.
Në një videomesazh ai u shpreh se Këshilli i Ministrave vendosi me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit./tvklan.al