Anesteziologut që kishte publikuar video “live” në Tik-tok nga salla e operacionit i është ndërprerë marrëdhënia e punës. Kështu njoftoi sot Pëllumb Vela, drejtor i Spitalit të Tetovës, përcjell KlanM.
Vela tha se ndjen keqardhje për rastin dhe se menjëherê e kishte denoncuar në polici.
”Unë bashkë me ministrin e Shëndëtsisë kemi vendosur që këtij personi t’i ndërpritet marrëdhënia e punës sepse ka shkelur regullat e punës”, tha Pëllumb Vela.
Ndërkaq sot në Tetovë ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili e ka dënuar ashpër këtë skandal.
”Kemi qenë nga mbrëmë në koordinim të vazhdueshëm me drejtorin e Spitalit të Tetovës, më vjen shum keq që një i punësuar në spital të veprojë kështu. Jam takuar edhe me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë dhe kemi marrë masat e duhura”, deklaroi Mexhiti.
Ndryshe, anesteziologu sot u arrestua nga policia dhe ndaj tij do të merren masat përkatëse. Është njoftuar edhe prokurori publik./KlanMacedonia