Largimi i bluzave të bardha drejt Gjermanisë, si përgjigjen Rama dhe Scholz

Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë zhvilluar këtë të martë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ata u pyetën në lidhje me largimin e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë.

Rama tha për këtë çështje se duhen gjetur mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman.

Ndërsa Shcolz tha se vendi i tij nevojën e madhe për forca pune nuk do mbulojë vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, por edhe përtej.

Pyetje: Shumë mjekë dhe infermierë në vite kanë lënë Shqipërinë dhe kanë ardhur të punojnë në Gjermani. Shumë të tjerë janë duke u bërë gati të vijnë. Ju kryeministër Rama keni thënë në Tetor që nuk ka më vend që Shqipëria të përgatisë mjekë për Gjermaninë dhe ky investim një ditë të kthehet. A po kërkoni të kthehet dhe si do kthehet ky investim? Dhe për ju kancelari Scholz a e njihni ju këtë borxh dhe a jeni ju të gatshëm të paguani për mjekët që ne ju sjellim?

Edi Rama: E kemi diskutuar dhe këtë çështje. Natyrisht që nuk mund ti kërkojmë as Gjermanisë dhe asnjë vendi të BE-së dhe madje as Britanisë së Madhe që nuk është në BE që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të ndalojë lëvizjen e lirë të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo në tregjet e Gjermanisë dhe të vendeve të tjera. E kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra dhe mekanizma që faktikisht Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman, ndërkohë që i kam shpjeguar kancelarit që studentët tanë të mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos ndërkohë që pjesën tjetër e paguan qeveria. Këto janë tema të kohës, janë tema diskutimi në një kohë kur vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar, por edhe për forcë të pakualifikuar mesa kuptoj, pune dhe me numra të mëdhenj. Shumë e rëndësishme që të gjejmë një rrugë që duhet të jetë europiane për të balancuar atë që faktikisht vende si Shqipëria dhe vende të rajonit humbasin në këtë fazë të rëndësishme kur duhet nga një anë të plotësojmë kushte për t’u bërë vende anëtare të BE dhe të rrisim cilësinë e jetës dhe shërbimeve për vendet tona.

Olaf Scholz: Me të vërtetë ne folëm për këtë. Kjo është një sfidë e madhe. Lëvizja e lirë është një nga arritjet shumë të mëdha të BE-së. Ajo u ka dhënë shumë qytetarëve dhe ndjesinë e lirisë të drejtpërdrejtë që nuk mund të shkosh thjesht si turist, por që në çdo kohë mund t’i hipësh trenit, avionit dhe të punosh aty ku ke dëshirë. Më kujtohen shumë mirë kohët, kur ishte e vështirë të bëhej brenda BE-së, ishte sfidë e madhe. Me këtë liri sot janë lidhur edhe shumë sfida. Është shumë e rëndësishme që vendi ynë ndihet përgjegjës që nevojën e tij të madhe për nevoja pune të mos e mbulojë vendet nga shtete të BE-së, por edhe përtej BE-së. Ne po punojmë për legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. Me këtë hapje tregu, i Gjermanisë dhe i Evropës dhe kjo ndoshta është diçka që e bën më të menaxhueshme situatën edhe në Europë./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share