Largimet nga BNJVL-ja! Perinski: Vendimet për largim janë negative, akuzat janë të pabaza!

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski paralajmërimet për braktisje të BNJVL-së nga ana e komunës së Strumicës dhe Karposhit, i cilëson si negative, sipas tij një vendim I tillë do të shkojë në dëm të qytetarëve. Akuzat për refuzim të fondeve I quan të pa baza.

ZLLATKO PERINSKI – MINISTËR I VETQEVERISJES LOKALE

“Nëse vazhdon ky trend negativ, me të vërtetë vlerësoj se vetëm qytetarët e atyre komunave që janë jashtë BNJVL-së do të vuanin. Nuk është mirë dhe mendoj se në periudhën që vijon do të ketë arsye dhe se do të korrigjohen këto vendime dhe BNJVL do të vazhdojë të funksionojë si duhet”.

Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, ju përgjigj akuzave të kreut të Strumicës Kostadin Kostadinovski lidhur me obstruksionet që pushteti qëndror po i bën Strumicës me ujin e pijshëm.

Sipas Tripunovskit, përgjegjësia për të siguruar ujë për pije është e pushtetit local e jo e Qeverisë.

 CVETAN TRIPUNOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË

“Vetëqeverisja lokale nuk arriti ta menaxhojë procesin, madje ne u sulmuam se ne jemi fajtorë se Strumica nuk ka ujë për pije…Ajo që kryetari I komunës së Strumicës dhe krerët e mëhershëm nuk kanë investuar mjaftueshëm në stacionin e filtrimit, flet për punën e tyre në të kaluarën, nuk është përgjegjësia e Qeverisë është përgjegjësia e vetëqeverisjes lokale. Përsëris nëse janë të paaftë le të tregojnë çka duhet ne do të ndihmojmë si qeveri”.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale Orce Gjorgjievski, u bëri thirrje kolegëve të tij që të kthehen t’i tregojnë problemet, dhe nëse vërtet ekzistojnë, bashkërisht të gjejnë zgjidhje, sepse vendimi për daljen nga BNJVL-ja, sipas Gjeorgjievskiti, nuk është i mirë për askënd dhe më së shumti do të jetë në dëm të qytetarëve. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share